Marrëveshjet e reja për Modriq dhe Kroos së shpejti
21 maj 2023
| 15:22
Real Madrid do ta njoftojë publikun së shpejti për marrëveshjet e reja për Luka Modriq dhe Toni Kroos, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Gjermani ka nënshkruar kontratën e re deri në qershor të vitit 2024 dhe besohet se njejtë do të jetë edhe për kroatin.
Përveç dy mesfushorëve, spanjollët do ta zyrtarizojnë edhe vazhdimin e kontratës me Vinicius Junior.