![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/010CDAA2-28AC-4853-8554-A862FEC09C23.jpeg)
MARRVESHJA E OHRIT LINDI NGA KOMUNIKATA NR 6 E USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE
Ismet Sylejmani
Qyteti i Ohrit u bë qyteti më i njohur në botë, sepse aty u arrit njëra nga Marrveshjet historike më të mëdha për paqe dhe demokraci euroatlantike!
Ohrin e ka bërë të njohur dhe me ndikim të fuqishëm Marrveshja Korrnizë, marrveshje kjo që buroi 100% nga lufta heroike dhe titanike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe për herë të parë u ideua nga Komandanti i sajë i Përgjithshëm, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Kjo Marrveshje historike si asnjë tjetër për në hapsirat e ish-Jugosllavisë, u mbeshtet fuqishem nga faktori politik botërorë i udhëhequr nga SHBA!
Marrveshja Ohrit pati një unitet të fuqishëm të Fuqive të Mëdha rreth sajë, prandaj dhe u bë e mundur ndalja e luftës së armatosur dhe arritja e paqes dhe vendosja e demokracisë euroatlantike!
Figurat e mëdha botërore dhe personalitet e fuqishme të rreshtave të parë më në krye Ambasadorin e SHBA-së James W. Pardew, i cili ditë më parë ndrroi jetë dhe u nda nga nga ne përgjithmonë, vdekja ia bëri të pamundur të ishte prezent në jubileun e 20-të të ngjarjes së madhe të festimit të kësaj Marrveshje e cila mban vulën e pashlyer të madhe të Tij dhe të SHBA-së, pastaj përfaqësuesi i NATO-s Peter Feith dhe përfaqësuesi i BE-së Fransoa Leotar, ishin promotorë të pandalshëm dhe të vendosur për të shënuar suksese me çdo kusht!
Rroli i faktorit politik maqedon në instancat shtetërore të IRJM-së, nën presionin e diplomacisë ndërkombëtare në njërën anë, dhe të faktorit politik legal shqiptar në anën tjetër, ishte në funksion të hapit të domosdoshëm e të detyrueshëm progresiv të epokës së re, që po lindëte në trualin e larë me gjak të Maqedonisë jugosllave!
Marrveshja e Ohrit lindi nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe zanafilla e sajë në embrion është Komunikata nr 6 e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!
Marrveshja e Ohrit mbanë vulë të madhe shqiptare dhe është në funksion të plotë të jetës së lirë dhe të barabartë kombëtare, politike e shtetërore me bazë të thellë dhe të fuqishme euroatlantike!
Ohri në Maqedoninë e Veriut, mbetet qyteti model ku është arritur Marrveshja Historike më funksionale dhe më me ndikim rajonal dhe ndërkombetarë!
Marrveshja e Ohrit, në historinë e Maqedonisë së Veriut po shihet qartë se ishte goditja në shenjë nga të gjithë aktorët, duke u nisur nga Ai që e finansoi, nga hartuesi profesionalist, pastaj edhe të faktorëve të paevitueshëm relevant që kontribuan në arritjen dhe zbatimin e sajë, do të dëshmohet se jo vetëm ishte më e madhja, më e mira dhe më e sukseshmja, por edhe do të ofrohet e propozohet për zigjidhje të qëndrueshme në situata të ngjashme dhe të përafërta kudo në botë!
Lufta heroike dhe mbinjerëzore e luftëtarëve, ushtarëve dhe komndantëve sypatrembur e të komanduar me trimëri e guxim nga Kryekomandanti Ali Ahmeti dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, u bënë njëra nga bazat e fuqishme jo vetëm të Marrveshjes së Ohrit, por edhe të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, në BE dhe mekanizma të tjerë relevnt strategjik euroatlantik!
Prishtinë, 30 Korrik 2021