Marseille nuk e dëshiron Llorenten
14 gusht 2018
| 10:20
Marseille ka refuzuar mundësinë për të marrë sulmuesin Fernando Llorente në formë huazimi nga Tottenham Hotspur, pretendon “France Football”.
Sulmuesi spanjoll ka luftuar për kohën e rregullt të lojës gjatë gjithë kohës së tij në radhët e “Spurs”, por nuk do të ketë më shumë mundësi në Ligue 1, sepse kalimi në kampionatin francez duket se do të mbetet vetëm një tentativë. Fernando Llorente është 33-vjeç dhe ka luajtur më parë me Juventusin dhe Bilbaon.