Marseille shënon fitore bindëse ndaj Sportingut
04 tetor 2022
| 21:16
Marseille ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Skuadra franceze mposhti sonte Sporting Lisbonën, në ndeshjen e tretë të Grupit D.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Velodrome” përfundoi me rezultatin 4:1. Alexis Sanchez (13’), Amine Harit (16’), Leonardo Balerdi (28’) dhe Chancel Mbemba (84’) shënuan në fitoren e vendasve.
Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Trincao (1’). Vlen të theksohet se skuadra portugeze luajti me një lojtar më pak nga minuta e 23-të, pasi Antonio Adan u përjashtua me karton të kuq.
Marsielle, përkundër fitores, mbetet në pozitën e fundit në grup me 3 pikë, kurse Sporting Lisbona momentalisht prin në grup me 6 pikë.