“Marshi i UÇK”-së e bën të pathyeshëm Altinin (video)

14 nëntor 2018 | 13:36

Boksieri shqiptar Altin Zogaj, krahas suksesit në sportin e boksit, nuk e harron asnjëherë vendin e lindjes, Kosovën.

Madje ai ndihet edhe patriot, që dëshmon fakti se gjithmonë në ring hyn me tingujt e këngës “Marshi i UÇK”-së.

“Ndihem dhe jam patriot. Këtë e kam trashëguar nga familjarët të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë kam qenë i lidhur shpirtërisht me Ushtrinë Çlirimtare dhe me Kosovën, prandaj të gjitha veprat e mia të suksesit janë për Kosovën. Kënga ‘Marshi i UÇK’-së më jep adrenalinë para çdo meçi dhe disi më bën të pathyeshëm përballë kundërshtarëve, ashtu sikurse i bënte edhe ushtarët e lirisë në luftimet përballë armikut”, ka deklaruar Zogaj, i cili në fund premton se gjithmonë do të boksojë për shtetin e Kosovës.

 

/Veton ZYMBERI/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë sot po mbahet takimi i gjashtë i Forumit…