“Marshi për Drejtësi”, Arifi: Në përkrahje morale për burrështetasit e Kosovës

02 prill 2023 | 00:59

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka përkrahur “Marshin për Drejtësi” i cili do të fillojë të dielën, nga ora 14:00 në Prishtinë, i cili është një nismë solidariteti me ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, të cilët janë akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Ai, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të Preshevës dhe të tjerëve të bashkëngjiten në organizimin “Liria ka emër”.

“Në përkrahje morale për burrështetasit e Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe miqtë e tjerë që po gjykohen padrejtësisht. Në “Marshin për Drejtësi” ftoj të gjithë pa dallim,

veçanërisht çdo qytetarë preshevarë që jeton e vepron në Kosovë të bashkëngjitet në mënyrë masovike në organizimin e madh “Liria ka emër”! Më 2 Prill, Ora 14:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti!” – ka shkruar Arifi në Facebook.

Kujtojmë se më 2 prill, pra të dielën, nga ora 14:00 në Prishtinë do të mbahet një marshim për drejtësisë, që është një nismë solidarizuese me ish-krerët e UÇK-së në Hagë, të cilët po akuzohen për krime lufte nga ana e Gjykatës Speciale. E organizuar nga “Liria ka emër”, marshimi ka marrë jehonë, duke u përkrahur nga PDK-ja, PSD-ja e disa figura të rëndësishme nacionale. Por jo edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili dje në intervistë deklaroi se nuk ka dëgjuar për këtë gjë më parë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar tjetër fitore në Superligën A të Kosovës…