“Marshi për drejtësi” merr mbështetjen edhe të SBAShK-ut
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të jetë pjesë e “Marshit për drejtësi” të paralajmëruar nga iniciativa “Liria ka emër” më 2 prill, e diel.
Në njoftimin e SBAShK-ut thuhet se anëtarësia e kësaj sindikate do të marrë pjesë në këtë marsh.
“SBAShK-u në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale, ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në universitete për mbështetjen e aktivitetit ‘Marshojmë për drejtësi’organizuar nga iniciativa ‘Liria ka emër’. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”, theksohet në njoftimin e SBAShK-ut.
Deri më tani ky marsh ka marrë mbështetje të madhe nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, disa parti politike, deputetë, shoqëria civile, artistë, shoqata dhe organizata të ndryshme dhe nga disa oda ekonomike.