Marshohet kundër dyshimit për manipulim të votave nga Lista Serbe
02 mars 2021
| 12:24
Në Prishtinë është mbajtur marshi protestues kundër manipulimit të votave nga Lista Serbe. Ky marsh është organizuar nga “Nasha Inicijativa”, dhe përkrahur edhe nga disa organizata tjera joqeveritare.
Marshi protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësues të komuniteteve joserbe kanë akuzuar Listën Serbe për manipulim të votave të komuniteteve më 14 shkurt.
Lidhur më këto manipulime OJQ-të që merren me monitorimin e procesit zgjedhor kanë kërkuar hetime nga Prokuroria, ndërsa që përfaqësues të komuniteti egjiptian kanë paralajmëruar ankesa në institucionet përkatës si PAZP dhe Gjykatë Supreme pas përfundimit të numërimit të votave.