Martesa e veçantë e çiftit nga Skenderaj, kurorëzohen me uniformë ushtarake
19 shtator 2021
| 10:51
Një çift nga Skenderaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një mënyrë më të veçantë, me uniformë ushtarake dhe pranë simboleve patriotike.
Të veshur me uniformë të Ushtrisë të Kosovës dhe me vizitë tek vendet e shenjta shqiptare, ky çift ka bërë të duket më ndryshe nga të tjerët.
Fotot e çiftit janë bërë te Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz dhe te shkronjat e simbolit “UÇK”.
Ky çift ka shkruar se dashuria e tyre e përjetshme është bërë duke iu lutur Zotit dhe betuar rreth flamurit.