Martesa e vëllait të Mimoza Kusarit nuk është çështje e interesit publik
04 janar 2022
| 08:24
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmeve e komenteve që e kanë vërshuar rrjetin për martesën e vëllait të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lilës.
Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se vëllai i Kusari-Lilës nuk është fytyrë publike dhe rrjedhimisht as martesa e tij nuk është çështje e interesit publik.
Sipas saj, thirrjet homofobike janë të shëmtuara dhe të papranueshme. “Dashuria është dashuri”, ka shtuar ajo.