
Martiali, Mourinhos: Familja mbi të gjitha
02 gusht 2018
| 15:00
Manchester United e ka dënuar futbollistin Anthony Martial, pasi ky i fundit i ka qëndruar afër gruas se tij gjatë procesit të lindjes.
Futbollisti francez i është kundërpërgjigjur trajnerit Jose Mourinho, duke i bërë me dije se familja është mbi të gjitha.
“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet tuaja. Vogëlushi im Swan është mirë, por për nënën e tij gjërat ishin pak më të vështira. Më vjen keq, por familja ime vjen përpara gjithçkaje”, ka thënë Martial.
/Epoka e re/