Martiali tregon se a do të rikthehet në Manchester United

14 prill 2022 | 15:39

Anthony Martial e ka konfirmuar se do të largohet nga Sevilla në fund të sezonit. Francezi u dërgua në huazim nga Manchester United e cila nuk mund t’i bënte vend gjatë këtij sezoni, pas shtimit të konkurrencës në sulm.

“E shoh që është shumë e vështirë që të qëndroj te Sevilla. Unë erdha këtu duke e ditur se pasi të përfundojë huazimi do të kthehem te Manchester United”, u shpreh lojtari.

Martiali iu bashkua Sevillas në afatin kalimtar të janarit, në formë huazimi pa të drejtë blerjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt në…