Martin Berishaj flet për korrigjimin e kufirit: Kosovë, mos u dorëzo!
14 shkurt 2019
| 21:09
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Martin Berishaj, ka folur rreth debatit për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se debati për korigjimin e kufirit; i butë, i lehtë apo i dhimbshëm për Kosovën, nuk nenkupton të njëjtën gjë edhe për Serbinë.
“Për Serbinë korigjimi i kufirit me Kosovën është vetëm mikrostrukturë e korigjimit të kufirit të Serbisë së Madhe nga seksioni Karllovac -Virovitica- Karllobag, në seksionin Banja Lluka si kufi përendimorë i Serbise së madhe deri te Hercegnovi në jugpërëndim të saje dhe në Ibër në jug. Kosovë, mos u dorëzo!”, ka shkruar Berisha.