Martinez: ‘Euro 2020’ nuk ka përfunduar për Hazradinin dhe De Bruynen

29 qershor 2021 | 13:05

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur lidhur me lëndimet e Eden Hazardit dhe Kevin de Bruyne. Të dy lojtarët pësuan lëndime në fitoren ndaj Portugalisë dhe mbesin në dyshime për ndeshjen e radhës ndaj Italisë.

Sipas Martinezit ende nuk e di nëse dyshja do jenë gati për Italinë, por bëri të ditur se “Euro 2020” ende nuk është mbyllur për ta.

“Hazard dhe De Bruyne nuk kanë ndonjë dëmtim të rëndë. Kjo nënkupton se turneu ende nuk ka mbaruar për ta, vazhdon. Do të punojnë me ne gjatë javës dhe do shohim nëse do jenë gati ndaj Italisë. Kemi 24 orë për të parë si reagojnë. Ndeshja ndaj Italisë është të premten, ky është problemi i vetëm”, ka thënë Martinez. “Mendoj se nëse luajmë një ndeshje të mirë, ata do jenë gati. Ky është lajm i mirë, por duhet të shkojmë ditë pas ditë. Nuk kemi top magjik, nuk e dinim se Hazard do lëndohej në minutat e fundit”, ka shtuar Martinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut,…