
Martinez humb ndeshjen ndaj Uruguait dhe Brazilit
20 mars 2025
| 12:36
Lajme jo të mira në skuadrën e Interit. Lautaro Martinez do të lërë grumbullimin me kombëtaren argjentinase, duke humbur kështu të dyja sfidat e marsit me kampionët e botës në fuqi, ato ndaj Uruguait dhe Brazilit.
Shkak është bërë një dëmtim muskulor i sulmuesit të Interit në bicepsin femoral. Sipas “La Gazzetta dello Sport” , Lautaro do të rikthehet në Milano, aty ku do të mbahet i observuar nga mjekët e skuadrës së Interit, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të kuptuar më shumë gjendjen e tij dhe se kur mund të rikthehet të jetë i gatshëm për trajnerin Simone Inzaghin.