Martinez: Interi është shtëpia ime
Lautaro Martinez është sulmuesi i momentit në Itali, pro edhe më gjerë, pasi me golat e shumtë që po shënon në kampionat dhe në Champions me fanellën e Interit, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Mediat në Itali dhe në Spanjë raportojnë se Barcelona është gati të paguajë klauzolën prej 111 milionë eurosh për të transferuar argjentinasin, por vetë Lautaro u ka premtuar besnikëri milanezëve.
“Interi është shtëpia ime dhe kaloj aty pjesën më të madhe të kohës, Njerëzit përreth meje më kanë qëndruar pranë, më kanë besuar dhe mbështetur vazhdimisht, gjëra këto thelbësore për një futbollist të ri. Nuk mendoj aspak për zërat e merkatos, për të punuar me përulësi dhe për të treguar që e meritoj këtë fanellë që mbaj veshur. Dua të bëj të lumtur tifozët e mrekullueshëm zikaltër”, deklaroi argjentinasi në prag të ndeshjes me Romën.
Lautaor Martinez ka shënuar 8 gola në kampionatin italian dhe 5 në Ligën e Kampionëve, në këto javë të para të sezonit, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më në formë të momentit.