Martinez: Italia luan futboll të bukur, për De Bruyne dhe Hazard vendosin mjekët

02 korrik 2021 | 13:42

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez në konferencën për shtyp para duelit ndaj Italisë la gjithçka të hapur për aktivizimin e De Bruyne dhe Hazard. Ai tha fjalët për të mira për skuadrën e Mancinit, që sipas tij luan një futboll të bukur.

“De Bruyne dhe Eden Hazard janë në luftë me kohën. Nuk është një para-taktikë e imja ju siguroj për këtë, janë mjekët ata që do të vendosin. Eden ka pësuar një dëmtim muskular dhe do të jetë e vështirë të luajë, ndërkohë Kevin ka një problem në ligamentin e gjurit. Të shohim, dëshira ime është t’i kem të dy në dispozicion”, ka thënë Martinez.

“Belgjikë-Itali? Luajnë dy prej skuadrave më të forta të këtij kompeticioni. Kemi fituar 14 ndeshje mes eliminatoreve dhe Euro 2020, është  e padrejtë të ndeshemi që në këtë fazë të turneut por jemi gati. Kam shumë respekt për Italinë që ka kualitete individuale por edhe shumë grintë e dinamizëm. Mbrojnë si skuadër dhe cilësia e tyre më e madhe është se dinë të luajnë një futboll të bukur, meritat për këtë i shkojnë Mancinit”, u shpreh Martinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një normë globale e taksës së korporatave prej të paktën…