Martinez: Koha që Hazardi të largohet nga Chelsea

17 korrik 2018 | 12:48

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka shprehur mendimin se ka ardhur koha që Eden Hazard të largohet nga Chelsea.

“Kjo është koha më e mirë për Hazard të provojë diçka ndryshe. Hazard mund të fillojë një projekt të ri kudo në botë. Ai është në momentin më të mirë të karrierës. Lojtarët kanë nevojë për sfida të reja. Mbase ka ardhur koha që Eden dhe Chelsea të ndahen. Do të isha i befasuar nëse Chelsea nuk do të kishte marrë oferta për të në këtë moment”, ka thënë Martinez.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti kryesor i KF Drenica, Genc Hamiti, ka vendosur të…