Martinez: Krenar që do përfaqësoj Argjentinën
15 nëntor 2022
| 13:01
Kupa e Botës nis pas pak ditësh dhe lojtarët kanë filluar stërvitjet me kombëtaret e tyre.
Lautaro Martinez do të debutojë për herë të parë në një Botëror pikërisht këtë nëntor, ku do veshë fanellën e Argjentinës. Në rrjetet sociale, “Il Toro” shprehet se është mjaft i emocionuar.
“Katër vjet më parë thashë se askush nuk do të më hiqte iluzionin e përfaqësimit të vendit tim në një Kupë Bote. Sot, pas 4 vitesh punë të palodhur, ka ardhur ajo që doja aq shumë. Lumturia dhe krenaria që ndjej që jam në gjendje të mbroj vendin tim është e pamasë. Falënderoj mbi të gjitha familjen time që më shoqëron në çdo moment”, ka shkruar ai.