Martinez pas rinovimit të kontratës me Interin: Jam i uritur për suksese të reja
13 gusht 2024
| 16:51
Lautaro Martinez ka rinovuar kontratën me Interin deri në 30 qershor të vitit 2029.
Në fjalët e tij të pas zyrtarizimit të rinovimit, Lautaro Martinez u shpreh shumë i lumtur dhe krenar që do të luajë për ziklatrit edhe për pesë sezonet e ardhshme.
“Ky rinovim do të thotë shumë për mua. I jam falënderues presidentit dhe gjithë stafit teknik që besojnë tek unë. Jam i lumtur por njëkohësisht dhe shumë i uritur për të arritur të tjera suksese së bashku me klubin. Nga e shkuara nuk dua të ndryshoj asgjë, kam dhënë gjithçka nga vetja ime, në çdo ndeshja kur kam zbrtur në fushë”, u shpreh Lautaro.