Martinezi: Do ta sulmojmë Liverpoolin, synojmë kualifikimin

15 shkurt 2022 | 13:23

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez nuk ka frikë nga skuadra e Liverpoolit, madje është shumë optimist që zikaltërit do të bëjnë paraqitje të mira dhe do të marrin kualifikimin për në fazën tjetër.

“Interi kërkon që të jetë protagonist, kërkon të mbajë topin, të sulmojë, të mbrojë mirë portën dhe të ndëshkojë kundërshtarin. Do të jetë një ndeshje e bukur për tu luajtur. Kaluam fazën e grupeve, duke arritur një objektiv të rëndësishëm. Shpresoj që të bëj një paraqitje të mirë, të ndihmojë skuadrën që të vazhdojë rrugën në këtë turne, sepse kjo është ëndrra jonë”, ka thënë Martinez.

“Klopp është një trajner i madh, sigurisht që e ka përgatitur mirë këtë ndeshje. Ne duhet të tregohemi të zotë, ti ndëshkojmë dhe të kualifikohemi. Liverpooli ka shumë lojtarë të mirë. Ata sulmojnë me shumë lojtarë, kanë sulmues të shpejt, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm”, ka shtuar sulmuesi argjentinas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe…