Martinezi do të mungojë ndaj Lecces së Ramadanit
22 dhjetor 2023
| 13:58
Lautaro Martinez do të mungojë në ndeshjen që Interi do të luajë të shtunën, ndaj Lecces. Dëmtimi që pësoi argjentinasi në Kupën e Italisë në mesjavë nuk do ta lejojë të jetë në fushë për zikaltërit për ndeshjen e kampionatit.
Përkrah Thuramit, në sulm do të luajë Arnautovic, i cili deri tani nuk ka bindur me performancat e tij. Lautaro ndërkohë do të kryejë vizitat mjekësore për të parë nëse do të jetë i aftë të kthehet të luajë ndaj Genoas, në fund të vitit.
Dëmtimi muskulor do të bëjë që ky vit për argjentinasin të mbyllet me penalltinë e humbur në mesjavë ndaj Bologna dhe me eliminimin e skuadrës së tij nga Kupa e Italisë.