Martinezi, i pamposhtur me Kombëtaren, gardiani i Aston Villa thyen rekordin e legjendës argjentinase

13 tetor 2023 | 14:44

Triumfi ndaj përfaqësueses së Paraguait, nuk është e vetmja “fitore” për një nga “shtyllat” e Kombëtares argjentinase, me “gardianin” e portës Emiliano Martinez, që arriti të mbajë sërish të paprekur rrejtën e skuadrës së tij.

Fitorja 1 me 0, ndaj Paraguait vendosi dhe një rekord “të ëmbël” për “shtatlartin” e portës, me “Dibu”, që shkon kështu në 7 ndeshje radhazi me Kombëtaren, ku nuk ka pësuar asnjë gol në rrjetën e tij.

Martinezi theu rekordin e “legjendës” së Kombëtares “albiceleste”, German Burgos, me këtë të fundit që rezistoi plot 606 minuta pa pësuar gol, ndërsa 31-vjeçari deri më tani është në kuotën e 622 minutave, rekord, i cili mund të thellohet ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me presidentin…