Martinezi kërkon 10 milionë euro për të rinovuar kontratën me Interin

08 shkurt 2024 | 13:05

Lautaro Martinez është kthyer prej kohësh në liderin absolut të Interit, jo thjeshtë një kapiten.

Presidenti Zhang i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të klubit të bëjnë gjithçka për të mbajtur në Milano sulmuesin argjentinas, këtë e konfirmon edhe oferta e fundit që Ausilo i ka bërë përfaqësuesve të Martinez: 8 milionë euro, plus bonuse.

Aktualisht, Martinezi përfiton 6 milionë euro, ndërsa Calhanoglu, sa për të bërë një krahasim, përfiton 6,5 milionë euro. Me këtë ofertë Martinezit do të shndërrohej në lojtarin më të paguar në skuadër, por me sa duket as kaq nuk mjafton pasi “demi” kërkon 10 milionë euro.

Vullneti i Interit është që të bëjnë një sforco ekonomike për t’i plotësuar kërkesat kapitenit, kjo edhe për një arsye tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrezen Kabashi shpall te pavlefshme deftesen e kl Vl ,…