Martinezi mohon kontaktet me Barcelonën
Skuadra e Barcelonës është duke shikuar disa opsione si zëvendësues të trajnerit, Ronald Koeman, i cili sezonin e ri nuk e ka nisur mirë.
Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez është përmendur si opsion për ta zëvendësuar Koemanin në stolin e Barcelonës. Megjithatë, Martinez përmes një deklarate për “HLN” ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë kontakt me gjigantin spanjoll.
“Nuk ka absolutisht asgjë, nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Barcelonës, Dua të përmbush kontratën time me Belgjikën, por shumë gjëra mund të dalin gjatë rrugës”, ka thënë Roberto Martinez.
“Blaugranët” pritet që së shpejti të shkarkojnë holandezin shkaku i formës shumë të dobët këtë sezon. Perveç Martinezit, si opsione për të marrë postin e trajnerit po përmenden Xavi e Andrea Pirlo.