![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/lautaro-3-682x420-1.jpg)
Martinezi rinovon me Interin deri në vitin 2026
28 tetor 2021
| 21:37
Lautaro Martinez zgjat martesën me Interin deri në vitin 2026.
Zyrtarizimi në fakt ende nuk ka ardhur nga klubi zikaltër, por nga sajti Tyc Sports në Argjentinë. Me marrëveshjen e re nuk ka asnjë klauzolë për largimin e tij në të ardhmen.
Sulmuesi argjentinas do të bëhet futbollisti më i paguar te skuadra zikaltër, teksa aprovimi ka ardhur pas tratativash të gjata. Lautaro do të jetë edhe për 5 sezone të tjera si zikaltër, ndërkohë që zyrtarzimi mund të vijë në të ardhmen nga vetë klubi i Interit.
Lautaro është një nga elementët më premtues dhe të rëndësishëm të Interit, pasi ka formuar një dyshe fantastike me Dzekon, ashtu si më parë me Lukakun.