Martinezi shihet si pasues i Lewandowskit në Barcelonë
Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ka përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës për të qenë sulmuesi i ardhshëm i ekipit. Sipas “El Gol Digital”, Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.
Klubi katalanas e sheh sulmuesin argjentinas si një zëvendësues të mundshëm për Robert Lewandowskin, i cili po plaket dhe mund të largohet mes interesimit nga klubet e Arabisë Saudite. Martinez thuhet se është i hapur për t’u bashkuar me Barcelonën, pasi klubi spanjoll ishte përpjekur ta nënshkruante atë në të kaluarën, por u pengua nga vështirësitë financiare.
Megjithatë, me Martinezin që tani shihet si një lojtar kyç në Inter, çdo lëvizje nuk do të ishte e lehtë apo e lirë. Çmimi i sulmuesit argjentinas momentalisht vlerësohet të jetë 100 milionë euro.