Martinezi shpallet portieri më i mirë i vitit

30 tetor 2023 | 21:42

Emiliano Martinez është nderuar me çmimin “Yashin Trophy” duke u përzgjedhur kështu portieri më i mirë i vitit.

Martinez pati një sezon fantastik si në nivel klubi me Aston Villan, ashtu edhe me kombëtaren e Argjentinës me të cilët u shpall kampion bote në Katar.

Për paraqitjet e tij të mira në Kupën e Botës, ai në fund e fitoi “Dorezën e Artë” dhe tani ky çmim është qershia mbi tortë për të përmbyllur një vit mjaft të suksesshëm.

Për të fituar këtë çmim ai mposhti konkurrencën e Yassine Bonou dhe Thibaut Courtois të cilët gjithashtu patën një sezon të shkëlqyer.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vinicius Junior ka fituar çmimin “Socrates”, i cili u nda…