Martinezi vazhdon kontratën me Interin
13 gusht 2024
| 12:00
Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez (26) ka vazhduar kontratën me Interin deri në vitin 2029. “Interi konfirmon se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Lautaro Martinez.
Martinez nënshkroi një kontratë që skadon më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e Interit. Martinez mbërriti në “San Siro” në vitin 2018 nga Racing e Argjentinës për 23 milionë euro. Në 282 paraqitje për Interin, Martinez shënoi 103 gola në të gjitha garat, duke fituar dy tituj kampionë italianë (2021 dhe 2024) dhe dy edicione të Kupës së Italisë (2022 dhe 2023).