Martini, Ridi, ushqimi i FSK-së, ‘Zdravo’, Molliqaj numëron aferat e pushtetit
11 tetor 2024
| 11:27
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shkruar në “Facebook” në lidhje me pushtetin e Vetëvendosjes.
Molliqaj ka përmendur disa nga aferat e pushtetit, përfshirë atë të Martin Berishajt, ambasador i Kosovës në Kroaci, që dyshohet për shpërlarje parash.
Njëkohësisht, Molliqaj ka publikuar disa fotografi nga aksione të ndryshme të PSD-së.
“Krejt na kemi faj, veç këta të pushtetit janë melaqe. Kur doli afera e Martinit, qeveria tha që i beson Martinit e jo fakteve. Kur doli afera e rezervave, Qeveria thoshte që nuk e njohin Ridin, edhe pse e-mailat dëshmojnë komunikim direkt me të”, ka shkruar Molliqaj.