Martohen ish-banorët e “BBVK”, ja kush ishin disa nga VIP-at e ftuar

14 tetor 2024 | 12:56

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri janë martuar mbrëmjen e djeshme.

Në rrjet kanë nisur të shpërndahen pamjet nga ceremonia e bukur, e cila ka bërë bashkë edhe figura të njohura. Ndërkohë, dyshja deri në këto momente ende nuk ka bërë ndonjë njoftim, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale për këtë ditë të madhe.

Iliriana edhe brenda shtëpisë së BBVK-së u vesh me të bardha, në dasmën e organizuar për të dhe Adrin, nga “Vëllai i Madh”.

Disa nga të ftuarit në këtë gëzim ishin Shqipe Hysenaj, Kader Kicaj, Alba Vukaj, Eli Malaj, Azemi, Blero etj.

@artistet_shqiptaree

#adri #iliriana #dasma #wedding #fyp #viral #trendinf #kosova #albania #artistetshqiptare

♬ original sound – Artistet Shqiptare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA e ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor që…