Martohet Cristiano Ronaldo?
24 maj 2018
| 11:02
E dashura bukuroshe e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, solli në jetë vajzën e tyre Alana Martina gjashtë muaj më parë, vetëm një vit pas lidhjes me futbollistin.
Por duket se gjërat mes çiftit të famshëm kanë shkuar në një tjetër nivel. Në fotografitë e reja nga pushimet e tyre romantike në Ibiza, Georgina ka shfaqur një diamant në gishtin e unazës, një tregues ky se shumë shpejt ajo dhe sulmuesi i Real Madridit do të martohen.