Martohet DJ Tiwsto
DJ Tiwsto është martuar me të dashurën e tij, modeluesen Annika Backes, të shtunën në një shkretëtirë në Utah.
“Dashuria e jetës time 21.09.2019”, ka shkruar artisti 50-vjeçar poshtë fotografisë me nusen e tij 21-vjeçare.
Ceremonia me 80 persona është zhvilluar në një shkretëtirë në Utah, në vendpushimin luksoz Amangiri, ku dhëndri kishte të veshur një kostum “Tom Ford” dhe nusja një fustan “Berta”.
“Jam ndjerë e lodhur nga emocionet sepse kemi qenë në dashuri për kaq shumë kohë dhe kemi menduar për këtë ditë përgjithmonë dhe më në fund jemi këtu”, tha Tiwsto për “Vogue”.
Çifti me 29 vjet diferencë ishin fejuar në Maldive gjatë vitit 2018.
Ata ishin takuar në vitin 2015 dhe ishin paraqitur bashkë në Coachella atë vit.
https://www.instagram.com/p/B2w1mklhnXU/?utm_source=ig_web_copy_link