Martohet Fjolla Morina, ndryshimi që bëri në rrjetet sociale
10 dhjetor 2020
| 11:29
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë. Kjo u bë e ditur nga Fjolla nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook.
Ajo ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në “e martuar me Fisnik Sylën”.
Çifti si duket kanë vendosur që ceremoninë ta mbajnë private duke mos bërë asgjë publike për fansat e publikun në përgjithësi.
Lidhja e tyre u komentua shumë që nga fillimi, ndërsa ata duket se janë tejet të lumtur me njëri-tjetrin prandaj e kanë kurorëzuar dashurinë edhe me martesë.