Martohet Gina Rodriguez

08 maj 2019 | 10:59

Gina Rodriguez është martuar të shtunën me Joe LoCicero. Lajmi u konfirmua përmes “Instagram”-it, ku Gina ka postuar një video.

“Faleminderit vjehrrës sime për martesën e ëndrrave të mia dhe fshatit që e ndihmoi atë”, ka shkruar ajo. Në video, Rodriguez shkëlqen në fustanin e saj të bardhë nga mëndafshi, ndërkaq bashkëshorti i saj me një kostum blu. Rodriguezi konfirmoi fejesën e saj me LoCicero në gusht, megjithëse u spekulua se çifti u fejua në korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gina Rodriguez është martuar të shtunën me Joe LoCicero. Lajmi…