Martohet Ibrahim Tatlises, në dasmë shkojnë të gjithë fëmijët e tij
Ibrahim Tatlises i njohur si Ibo ka popullaritet në gjithë botën si ikona e muzikës folklorike turke.
Ai bëri bujë për vite me rradhë si në muzikë ashtu edhe në kinematografi me një numër të madh të këngëve dhe filmave.
Me të njëjtin intensitet siç e përcolli publiku turk punën e tij, u përcoll edhe nga publiku shqiptar dhe vendet tjera ballkanike, në kohën kur teknologjia përbënte një sensacion të vërtetë.
I cilësuar si aktori më tërheqës në kohën e tij, Ibo pati edhe shumë afera me femrat më me zë në Turqi.
U martua disa herë dhe nga këto martesa sot numëron plot 6 fëmijë me nëna të ndryshme.
Sulmi që i ndodhi ia ndali punën e tij si aktor dhe këngëtar, por asnjëherë nuk e ndali veprimtarinë prej ‘Don Zhuani’.
Ibo në një moshë të shtyrë dhe i mbuluar nga thinjat vendosi që edhe njëherë të marrë titullin e dhëndërrit.
Nusja e tij e re ishte target komentimi në mediet turke dhe jo vetëm. Aysegul Yildiz ishte biondja seksi që pranoi të martohej me një burrë të moshës së babait të saj, pa e pasur kompleks këtë.
Fotografitë e tilla e një dhëndërri me thinja dhe një bjonde atraktive do të mbesin gjatë në memorien e publikut që e admironin këngën e ikonës turke.