
Martohet Keegan-Michael Key
11 qershor 2018
| 11:11
Keegan-Michael Key dhe Elisa Pugliese janë zyrtarisht të martuar. Aktori 47-vjeçar dhe e dashura e tij u kurorëzuan në Nju Jork.
Keegan dhe Elisa shfrytëzuan rrjetet sociale për ta zbuluar lajmin e mrekullueshëm. Çifti ka njoftuar për fejesën në nëntor të vitit të kaluar.
Ata fillimisht e zbuluan lidhjen e tyre në mars të vitit 2016, por e mbajtën marrëdhënien e tyre shumë private.