
Martohet këngëtari Chuck Wicks
16 korrik 2019
| 11:28
Këngëtari Chuck Wicks është martuar me Kasi Williams, e cila është motra e yllit të muzikës country Jason Aldean. Këtë martesë për “People” e ka konfirmuar vetë Wick. Ai ka thënë se bashkë me gruan ndihen sikur kjo të ishte një ëndërr për ta. “Çdo moment ishte befasues, por pjesa më e mirë e jona ishte se ishin me familjet dhe miqtë tanë të afërt”, ka deklaruar Wick.