
Martohet këngëtarja Jillian Jacqueline
29 prill 2019
| 11:00
Këngëtarja dhe tekstshkruesja Jillian Jacqueline është martuar dje me kitaristin e grupit të saj Bryan Brown.
Ata u martuan në “Ruby” të Nashville, ku patën 150 mysafirë në dasmë. Sipas “People”, në këtë ceremoni kishte më shumë detaje të stilit bohemian që u zgjodh nga çifti.
Nusja pati të veshur një fustan të bardhë që i rrinte shumë bukur dhe dhëndri një kostum të zi.