Martohet Leona Lewis

30 korrik 2019 | 14:02

Leona Lewis është martuar me të dashurin e saj Denis Jauch. Këngëtarja 34-vjeçare dhe koreografi 30-vjeçar, u kurorëzuan të shtunën që lamë pas gjatë një ceremonie romantike në Itali.

Gjatë dasmës Leona ndërroi tri fustane, një për ceremoni, një për pritjen dhe një për festën më pas, sipas “Hello”-s.

Në këtë dasmë morën pjesë 180 persona. “Ne jemi shumë të gatshëm. Dennisi është personi më i sjellshëm që kam takuar ndonjëherë”, pati thënë Leona në një intervistë kohë më parë për “Hello”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka rikonfirmuar qëndrimin e pakthyeshëm…