Martohet Paris Hilton?
Shumë shpejt miliarderen Paris Hilton do ta shohim me fustanin e bardhë e në krah sigurisht të aktorit, Chris Zylka, i cili vetëm pak ditë më parë gjatë pushimeve të tyre në Aspen të Colorados i propozoi martesë.
Ka qenë vetë bukuroshja e cila ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” me fustanin e bardhë, çfarë na bën të mendojmë se dasma është shumë afër.
Por miliarderja Paris Hilton ka bërë edhe më shumë kuriozë fansat e saj pasi ka postuar edhe një tjetër foto, në një kënd të shtëpisë së saj i cili është i mbushur me tullumbace rozë, dhe ku shkruhet: “Po, dua”.
Ajo që mund të thuhet për momentin është se ende nuk ka asnjë deklaratë nga çifti për datën e martesës së tyre. Presim në ditët në vijim. (TCh)
https://www.instagram.com/p/BdirtTPHAEv/?taken-by=parishilton