
Martohet producenti i njohur Paul DiGiovanni
14 tetor 2019
| 11:34
Producenti muzikor Paul DiGiovanni dhe aktorja amerikane Katie Stevens janë martuar të shtunën para 250 miqve dhe familjarëve.
Sipas “People”, Stevens ka pohuar se që nga momenti i parë kur është takuar me Paulin e ka ditur se me të do të martohet.
“Takimi ynë i parë i dashurisë ishte para pesë vjetëve. Që nga momenti i parë kur e kam takuar dhe deri tani ai më ka bërë mua të ndihem çdoherë e veçantë”, ka thënë Stevens.