Martohet vajza e ish-presidentit Bush, ftoi vetëm 20 vetë në dasmë
Ish-presidenti George Bush mori një tjetër rol të rëndësishëm këtë fundjavë, duke e dërguar drejt altarit vajzën e tij.
Barbara Bush, vajza e parë e parë e George, u martua me të fejuarin e saj, Craig Coyne, në Kennebunkport, Maine, të dielën.
Prindërit e saj krenarë ndanë fotot e ditës së madhe në Instagram të hënën në mëngjes, shkruan “ABC News”, transmeton “Telegraf”-i.
Në një fotografi, George Bush mund të shihet duke ecur bashkë me Barbarën, 36 vjeçe, në ceremoninë e mbajtur në natyrë në kompleksin e familjes Bush.
Ish-zonja e parë, Laura Bush, publikoi një portret familjar, i cili përfshinte motrën binjake të Barbarës, Jenna Bush Hager, burrin dhe vajzat e saj.
Laura Bush e quajti atë “një ditë të mrekullueshme”.
Barbara Bush i tha revistës “People”, se vetëm 20 anëtarë të familjes ishin të pranishëm për “ceremoninë shumë të shkurtër dhe të ëmbël të martesës”.
Fotografi, Paul Morse, ka publikuar tri foto nga ceremonia, njëra prej të cilave tregonte se si çifti ishte i mbuluar me petale të bardha të luleve, ndërsa ecnin drejt altarit.