Martti Ahtisaari infektohet me koronavirus
Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, është diagnostikuar se është infektuar me koronavirus, është bërë me dije nga Zyra e Presidentit të Republikës së Finlandës. Gjendja e Ahtisaarit, i cili është 82 vjeç, është stabile.
Ahtisaari është një politikan finlandez, presidenti i dhjetë i Finlandës (1994-2000), një laureat i Çmimit Nobel për Paqe dhe një diplomat dhe ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara.
Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar me organizimin e negociatave për procesin e statusit të Kosovës, e cila më vonë shpalli pavarësinë e saj.
Në tetor 2008 atij iu dha Çmimi Nobel “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe mbi më shumë se tri dekada, për t’i zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”.
Deklarata Nobel thoshte se Ahtisaari ka luajtur një rol të spikatur në zgjidhjen e konflikteve serioze dhe të zgjatura, përfshirë ato në Namibia, Aceh (Indonezi), Kosovë dhe Irak.
Zyra e presidentit të Republikës të Finlandës kishte raportuar për prekjen nga koronavirusi edhe të bashkëshortes së tij, zonjës Eeva Ahtisaari, të shtunën.
Eeva Ahtisaari është 83 vjeçe. Edhe për të raportua se është në gjendje të mirë.
Deri tash, sipas të dhënave aktive, Finlanda ka konfirmuar 700 raste të të infektuarve me koronavirus dhe një vdekje nga virusi.