Martti Ahtissari infektohet me koronavirus
24 mars 2020
| 12:33
Në një njoftim të Zyrës së Presidencës finlandeze, bëhet e ditur se ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtissari, po kështu edhe ish-ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
“Infektimi është konfirmuar të hënën, më 23 mars. Presidenti Ahtisaari është mirë”, thuhet në njoftim.
Lajmi është konfirmuar edhe nga djali i Ahtisaarit, Marko, përmes një postimi në “Twitter”.
Mësohet se tre ditë më herët, edhe nëna e tij është konfirmuar me koronavirus.
Më 2008-ën, ish-presidenti ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për kontributin shumëvjeçar në ndërmjetësimin e paqes.
Në Finlandë janë konfirmuar 700 raste të të infektuarve me koronavirus dhe një viktimë./tch/