Mary Eillen Devitt bën betimin si Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë

20 tetor 2023 | 16:24

PRISHTINË – Javën e kaluar, znj. Eillen Devitt bëri betimin si Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë në një ceremoni të drejtuar nga Administratorja e USAID-it, Samantha Power. Në ceremoni morrën pjesë virtualisht edhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, Zëvendës Ndihmës Administratorja Speciale e USAID-it për Europë dhe Euroazi, Lisa Magno, personeli i USAID-it, miq e familjarë.

Në fjalën e saj hyrëse, Administratorja Power vuri theksin tek adaptueshmëria e znj. Devitt, “Shumica e njerëzve për të cilët dini se kanë marrë mbi vete punë të vështira, si për shembull, kanë arritur që me sukses t’i anashkalojnë vështirësitë e shumta të luftërave qytetare për të ndihmuar njerëzit e kurthuar në mes të shkëmbimeve të zjarrit nga palët luftuese, njerëz që kanë shkuar në disa nga zonat më të vështira të fatkeqësive në botë për t’u dhënë ndihmë të domosdoshme njerëzve në nevojë, do t’ju tregojnë vetë për gjërat që kanë bërë. Ata nuk do të hezitojnë të ju bëjnë me dije se çfarë role kanë luajtur. Por Eileen pothuajse kurrë nuk do t’ju tregojë për përvojat e saj në rrethana të tilla sfiduese. Prandaj, këtë po e bëj sot unë.”

Ambasadori Hovenier në fjalën e tij theksoi rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës. “Këtu në Kosovë, si edhe në mbarë globin, programet e USAID-it janë një komponent kyç i arritjes së qëllimeve të politikave të jashtme të ShBA-së. Rishtazi, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku morri pjesë së bashku me Administratoren Power, Sekretari i Shtetit Blinken e shprehi në mënyrë figurative duke thënë: puna e USAID-it zhvillohet aty ku goma e automjetit prek rrugën.”

Znj. Devitt ka arrit në Kosovë dhe morri detyrën si Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë. Biografia e saj është bashkangjitur.

Mary Eileen Devitt, Drejtoreshë e misionit të USAID-it

Mary Eileen Devitt është anëtare karriere e Shërbimit të Lartë të Jashtëm. Znj. Devitt është Drejtoresha e re e misionit të USAID-it në Kosovë. Ajo ka mbi 20 vjet përvojë të larmishme në USAID, duke përfshirë 18 vjet në Lindje  të Mesme. Znj. Devitt shërbeu si eksperte e zhvillimit të menaxhimit financiar për Agjencinë, mbështeti operacione rajonale dhe bilaterale dhe ofroi ekspertizë të nivelit ekzekutiv në menaxhimin e financave publike si dhe udhëheqje në angazhimin dhe nxitjen e bashkëpunimit në mes të qeverive dhe sektorëve privat të vendeve donatore dhe atyre nikoqire në një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë menaxhimin e financave publike, çështjet makroekonomike dhe angazhimin e sektorit privat. Si Ushtruese e Detyrës së Kryeshefit Financiar të USAID-it dhe Zëvendës Kryeshefe Financiare për Operacionet e Jashtme, ajo u ofroi udhëzime teknike dhe mbështetje mbi 180 zyrtarëve të Shërbimit të Jashtëm të ShBA-së dhe 1,700 profesionistëve të menaxhimit financiar të Shërbimit të Jashtëm. Znj. Devitt dhe ekipi i saj ishin gjithashtu përgjegjës për mbikëqyrjen dhe administrimin e burimeve financiare të USAID-it që arrinin në mbi 34 miliardë dollarë.

Në detyrën e saj më të fundit, znj. Devitt shërbeu si Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Liban (2020-2023). Ajo shërbeu gjithashtu edhe si Këshilltare e Lartë për Zhvillim/Drejtoreshë e Vendit për Jemenin me seli në Njësinë e Çështjeve të Jemenit në Riad, Arabi Saudite (2018-2020). Paraprakisht, znj. Devitt ishte Drejtoreshë e Zyrës së Menaxhimit Financiar në Egjipt (2014-2018) ku gjithashtu shërbeu në udhëheqësinë e Misionit. Znj. Devitt shërbeu edhe si Ushtruese e Detyrës së Zyrtares Kryesore Financiare dhe Zëvendës Zyrtare Kryesore Financiare në selinë e USAID-it në Uashington (2011-2014). Ajo ka udhëhequr ekipet e menaxhimit financiar në Bangladesh (2007-2011); Qendrën Rajonale të Shërbimit për Afrikën Jugore (2002-2007) dhe Egjiptin (1997-2003). Ka shërbyer edhe si këshilltare e grupeve të punës për mjedisin jo-lejues dhe rajonalizimin si dhe në nisma tjera të Agjencisë.

Ms. Devitt has received a number of Superior and Meritorious honor and performance awards during her USAID career.  She holds a Bachelor of Arts in History and a master’s degree in management.  Her spouse also works for USAID in Cairo and they have a senior at the College of William and Mary.

Gjatë karrierës së saj në USAID, znj. Devitt ka marrë një sërë çmimesh Superiore dhe Meritore, si të nderit ashtu edhe të performancës. Ajo ka diplomë bachelor në histori dhe master në menaxhim. Bashkëshorti i saj gjithashtu punon për USAID-in në Kajro, ndërsa biri i tyre është student në kolegjin William and Mary.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se Gjermania duhet të…