Masa e parë e ShBA-së ndaj Rusisë, e rreptë
22 shkurt 2022
| 20:53
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur sanksionin e parë ndaj Rusisë.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Biden ka thënë se SHBA ka vendosur sanksione për borxhin sovran.
Ai ka thënë se ky sanksion do të thotë se ka shkëputje të qeverisë ruse nga financat perëndimore, duke thënë se Rusia nuk do të mund të mbledhë më para nga Perëndimi.
Në fund, presidenti i SHBA-së ka deklaruar se “sanksionet do të përshkallzohen” nëse Rusia do të vazhdojë të përshkallzojë veprimet e saj brenda territorit të Ukrainës.