Masa ligjore për zjarrvënie në fusha e pyje
01 gusht 2024
| 13:03
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile, ka theksuar se duhet të merren masa ligjore për zjarrvënie në fusha e pyje.
“Institucionet përgjegjëse duhet që me kohë të bëjnë fushata vetëdijesuese, gjithëpërfshirëse, duke paralajmëruar qytetarët për rrezikun nga zjarret, por edhe për sanksionet ndëshkuese nga shkaktimi i zjarreve të qëllimshme. Duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës, inicimi i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm është vepër penale dhe sanksionohet me burgim. Organet e rendit në Kosovë, duhet të jenë shumë më aktive në terren, në mënyrë që gjithë ata që shkaktojnë zjarrvënie, qoftë të qëllimshme apo nga pakujdesia, të marrin ndëshkimet e duhura ligjore”, ka thënë Ahmeti.