Masa për dozën e tretë është e pavend
Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, vlerëson se qeveria duhet të ndryshojë masën për hyrjen në Kosovë me dozë të tretë të vaksinës ndaj COVID-19.
Reshitaj tha që kjo masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.
“Masat e fundit dhe sidomos kërkesa për dozën e tretë të vaksinës ka qenë e panevojshme në këtë fazë pasi edhe me dy vaksina qytetarët po arrijnë të infektohen sërish me COVID-19. Kam kërkuar që kjo masë të ndryshohet dhe të ofrohen teste rapide në kufij falas pasi edhe saktësia e tyre është e lartë dhe e shpejt”, tha ajo.
Mes tjerash, Reshitaj theksoi se kjo masë është e pavend pasi qytetarët në vend ende nuk janë vaksinuar në shumicë me këtë dozë.
“Ka ende diskutime në arenën ndërkombëtare se a duhet të vaksinohen të gjithë qytetarët me dozën përforcuese dhe mos të harrojmë që këto doza janë të domosdoshme për kategoritë më të rrezikuara. Kur ne si vend nuk kemi arritur që të vaksinojmë qytetarët me tri doza dhe t’ju kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë” tha Reshitaj në Klan Kosova.