Masa të rrepta të sigurisë afër zonës ku do të varroset Navalny
Forcat ruse të sigurisë janë duke u mbledhur afër varrezës Borisovskoye në Moskë, ku do të mbahet ceremonia mortore për kritikun e Kremlinit, Aleksei Navalny, para se të varroset trupi i tij.
Në platformën për mesazhe Telegram, po raportohet se në atë zona ka forca të mëdha të sigurisë.
Ceremonia do të mbahet në qarkun Marjino, ku ka jetuar Navalny për një kohë, sipas ish-zëdhënëses së tij, Kira Yarmysh, raporton Rel.
Në rrugën drejt kishës janë vendosur shumë gardhe metalike.
Ka raportime që të paktën 40 makina të policisë janë parkuar afër kishës në mëngjesin e 1 marsit.
Yarmysh ka thënë se për ata që nuk mund të marrin pjesë, ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube.
Ende nuk është e qartë sa njerëz do të marrin pjesë.
Qindra rusë janë arrestuar vetëm pse kanë dërguar lule nëpër qytet për të përkujtuar Navalnyn.